0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA prezanton para punonjësve të Postës Shqiptare Siguracionet novatore në Shëndet

SIGAL UNIQA prezanton para punonjësve të Postës Shqiptare Siguracionet novatore në Shëndet

Në kuadër të “Javës së Shëndetit”, Posta Shqiptare u vizitua nga specialistë të Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA Group Austria, të cilët në prani edhe të kompanive të tjera të sigurimit, prezantuan para punonjësve produktet e Sigurimit të Shëndetit.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, propozoi para punonjësve të Postës Shqiptare aplikacionin “TeleShëndet Koorporativ”, i cili mund të instalohet në ambjentet e punës dhe të përdoret nga punonjësit e kompanisë për të komunikuar me mjekun për çdo problem shëndetësor në çdo orë të ditës, 7 ditë të javës.

Falë këtij aplikacioni, punonjësit e kompanisë mund të interpretojnë ekzaminimet e kryera mjekësore

  • Konsultë me mjekun
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Dhe të mund të marrin një recetë mjekësore.

Kjo paketë mund të zgjerohet edhe me shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor siç janë:

  • Check Up vjetor
  • Kujdes për shtatzaninë
  • Kujdes për Shikimin
  • Kujdes për dëgjimin
  • Çmime preferenciale dhe ulje deri në 50% për shërbime ambulatore në klinika private dhe në blerjen e ilaçeve.

Çmimi?

Tarifa vjetore për instaliimin e këtij shërbimi në ambjentet e punës suaj është 30,000 Lekë, ndërsa nëse paketa pasurohet me shërbime të tjera tarifa vjetore është 5,000 Lekë në vit për person.

Por SIGAL UNIQA nuk mjaftohet me kaq.

Kompanitë shpeshherë gjenden përballë punonjësve që duhen të përballen me sëmundje të rënda, të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare dhe për trajtim jashtë Shqipërisë.

Ndaj, SIGAL ofron Sigurimin për Sëmundjet Kritike, që ofron:

  1. Trajtim mjekësor për trajtimin e sëmundjes në çdo vend të botës
  2. Mbulimin e kostove për akomodimin, udhëtimin në shtetin ku pacienti vendos të trajtohet
  3. Mbulimin e kostove për udhëtim, akomodim edhe për një të afërm që shoqëron pacientin.

Por oferta e SIGAL UNIQA për Sigurinë dhe Shëndetin e punonjësve tuaj vazhdon…

Personat e siguruar privatisht me policën Aksidente Personale nga SIGAL UNIQA që vuajnë nga  aksidenti në punë, përfitojnë të drejtën e të ardhurave, pavarësisht nga vjetërsia në pune;

  1. Për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësimi
  2. Në rast paaftësie
  3. Në rast vdekjeje

Të ardhurat në rast paaftësie

Të ardhurat për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë që ka shkaktuar të paktën humbjen e 3% të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me përqindjen e paaftësisë shumëzuar me shumën e siguruar në varesi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, i siguruari që për shkak të aksidentit në punë humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

  1. a) të ardhura për paaftësi të përkohëshme;
  2. b) të ardhura për invaliditet të përhershëm;
  3. c) të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm

ç) të ardhura për paaftësi të përhereshme në masë të vogël.

  1. d) Të ardhura për paaftësi të përkohshme

Të ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë (KML) do të jetë e barabartë me 100% të pagës mesatare ditore të viteve të fundit, paguar për një periudhë përfitimi deri në 180 ditë.

E ardhura për invaliditet të përhershëm

Të ardhurat për invaliditet të përhershëm në punë që ka shkaktuar te pakten humbjen e 3% të paaftësisë (ligji i Sigurimeve Shoqërore parashikon të paktën 67%) për punë, e vërtetuar nga një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP), është e barabartë me përqindjen e paaftësisë shumëzuar me shumën e siguruar.

Të ardhurat në rast vdekjeje

Tarifat vjetore të pagesës së këtij sigurimi suplementar janë në varësi të faktorëve të mëposhtëm dhe fillojnë nga 2000 lekë në vit për punonjës

– Rrezikut të profesionit

– Nr. të punonjësve që sigurohen

– Shumës së siguruar për çdo punonjës

Sipas raportit më të fundit nga AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt 2022, SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në vend.

Sa i përket klasës së sigurimit “Shëndet dhe Aksidente”, SIGAL UNIQA ka fituar besimin e qytetarëve duke dominuar tregun me 45% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në këtë klasë sigurimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania numër 1 duke paguar gati gjysmën e totalit të tregut.

Gjatë prezantimit, punonjësit e Postës Shqiptare u njohën edhe me mundësitë që ofron Fondi i Pensioneve Private SIGAL, i cili me produktet e tij ka tërhequr pranë vetes dhjetëra kompani të mëdha në vend që e shohin si një benefit shtesë për punonjësit e tyre.

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat