9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPeja shpallet kampione e LIGËS UNIKE

Peja shpallet kampione e LIGËS UNIKE

Peja shpallet për herë të parë kampion i LIGËS UNIKE në basketboll duke mundur Golden Eagle Ylli me rezultatin 72:87 (19:23, 15:26, 19:20, 19:18),

Në një spektakël të madh të basketbollit, pikërisht në Pejë, verdhezinjtë arritën trofeun e parë.

Nga fillimi i ndeshjes të dy skuadrat e deshën shumë fitoren dhe trofeun e çmuar, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Fillimi i kësaj sfide ishte i barabartë, kurse më pas pejanët kishin epërsi deri në shtatë pikë, 16:23, ndërsa çereku i parë përfundoi 19:23. Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë, kur pejanët të përkrahur nga tifozët vendas, ngritën epërsinë minutë pas minute, duke shkuar në pushim me shifrat 34:49.

Në periodën e tretë, therandasit u munduan të bëjnë rikthimin e madh, ndërsa skuadra pejane ruajti epërsinë, që kohë pas kohe e ngriti, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69. Edhe në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe kjo mjaftoi që të shpallet kampion i Ligës Unike.

MVP është shpallur Dardan Berisha, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Sekretari i Përgjithshëm i FBSH-së, Korab Llazani.

Trofeun e Kupës e dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

LEXO EDHE: LIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat