Një 51 vjeçar është vënë në pranga për aksidentin me tre të lënduar që ndodhi mbrëmjen e së martës në afërsi të qytezës së Maliqit.
Bëhet e ditur se në pranga u vu 51-vjeçari J. L., pasi automjetin e tij tip “Renault” po e drejtonte në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e fshatit Plasë, kur automjeti i drejtuar nga 51-vjeçari u përplas me një mjet që drejtohej nga shtetasi B. C.
LEXO EDHE: Aksident në Maliq, dy makina përfundojnë në kanal. 4 të plagosur
Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës.