13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJordani/ Federata e Sigurimeve rendit masat e nevojitura për zhvillimin e sektorit

Jordani/ Federata e Sigurimeve rendit masat e nevojitura për zhvillimin e sektorit

Federata Jordaneze e Sigurimeve ka nënvizuar masat se si mund të ndihmojë qeveria për promovimin dhe zhvillimin e industrisë së sigurimeve në mbretëri.

Maher Al Hussein, drejtor i përgjithshëm i JIF, tha për “Al-Ghad” se masat e mëposhtme do të ndihmonin në rritjen e kontributit të sektorit të sigurimeve jordaneze:

  • Liberalizimi i tarifave të sigurimit të detyrueshëm për të ndaluar humbjet nga marrja në sigurim.
  • Motivimin e siguruesve për t’u shkrirë me njëri-tjetrin për rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre financiare, krijimin e insitucioneve të forta ekonomike dhe dizenjimin e skemave të reja të sigurimit për të përmbushur nevojat e individëve dhe të organizatave.
  • Rishikimin e marrëveshjes së unifikuar të sigurimit motorik lidhur me lëvizjen e automjeteve ndërmjet vendeve arabe në kuadër të zhvillimeve që kanë ndodhur që prej nënshkrimit të saj në vitin 1975 në në mënyrë që të mund të ruajë interesat e të gjitha palëve të marrëveshjes. Zhvillimet përfshijnë kushtet ekonomike dhe politike me të cilat përballen disa vende arabe të cilat e kanë bërë të vështirë kompensimin e dëmeve.
  • Amendimi i legjislacionit të taksave për ofrimin e incentivave për blerjen e policave të sigurimit të jetës dhe sigurimeve mjekësore si edhe të llojeve të tjera të sigurimit.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat