17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCovid-19/ Komiteti Teknik lehtëson më tej masat

Covid-19/ Komiteti Teknik lehtëson më tej masat

Komiteti Teknik ka njoftuar sot masat e reja për pandeminë e COVID-19. Një ndër to ishte heqja e kufizimit të numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.

Për personat që hyjnë në Shqipëri vijojnë të ngelen masat e mëhershme.

“Siç është vënë re dhe në raportimet tona të përditshme situata ka qenë e kontrolluar me qëndrueshmëri. Arsyeja kryesore për këtë situatë të qëndrueshme është vaksinimi, i cili po vazhdon.

Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen. Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit”, tha Rakacolli.

Mbeten në fuqi:

  • Për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes, dhe për ata që nuk kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtim nga ky rregull vetëm fëmijët deri në 6 vjeç;
  • Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumente, duhet ë njoftojnë autoritetet dhe të izolohen për 5 ditë. Duhet të kryejnë një teste në fund të izolimit.
  • Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë.
  • Vijon të mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura, dyqane, supermarkete, qendra tregtare dhe ën të gjitha ato ambiente ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik

LEXO EDHETashmë më e lehtë të udhëtosh drejt Francës/ Ja rregullat që duhen ndjekur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat