Disa nga lajmet e orëve të fundit:
Era e ‘çmendur’ në Vlorë, ngre ‘në ajër’ kalçeton! Futbollistët po bënin stërvitje
Është shembur nga era e fortë baza strukturore e kalçetos në Orikum, duke bërë që futbollistët e skuadrës të largohen me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar por fusha sportive ka pësuar dëme. Skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të zhvillonte stërvitjen në kalçeto për shkak të situatës nga moti.
Era e fortë shemb tribunën e stadiumit të Apolonisë
Erërat e forta rrëzojnë tribunën e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.
Tribuna ka qenë gati duke u rrëzuar edhe herë të tjera, por është ndërhyrë për riparime.
Ndërkaq, era e fortë e pasdites së sotme ka bërë që tribuna të bjerë përtokë.
Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, ku disa kanë qenë kalimtarë të rastit të banesave të lagjes pranë stadiumit, por vetëm dëme materiale.
LEXO EDHE: Partneri juaj në biznesin e ndërtimit/ Ju mendoni për projektet, për rreziqet mendon SIGAL UNIQA
Berat/ Po montonte panelin diellor, era e fortë rrëzon 26-vjeçarin nga çatia, në gjendje të rëndë në spital! Një 17-vjeçareje i bie depozita e ujit sipër
Stuhia e fortë e erës që vijon ende në qytetin e Kuçovës, ka regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale.
Një djalë 26-vjeç, i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era e fortë.
Rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i ka shkaktuar të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.
Ai aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Repartin e Kirurgjisë, ndërkohë që mjekët deklarojnë se gjendja e tij është e rëndë.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Kuçovës. Si pasojë e stuhisë së fortë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçe,që ishte duke kaluar në rrugë.
Vajza me inicialet S.K është ngritur nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital. Edhe 17-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po ekzaminohet nga mjekët. Ajo është jashtë rrezikut për jetën edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.
LEXO EDHE: Rast i përsëritur/ Aksident në punë, ndërron jetë 30-vjeçari në Shijak. Ende nuk je siguruar?!
Era e fortë dhe deti me dallgë deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi detar në portin e Shëngjinit
Moti keq me shi dhe erë të forte, ka detyruar kapitanerinë e portit të Shëngjinit që të pezulloje lundrimin detar.
Prej mesditës së sotme mjetet lundruese të të gjitha llojeve janë ankoruar në port.
Aktualisht shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim.
LEXO EDHE: Ballkani nën një qendër ciklonike, shira dhe erëra të vrullshme në det