16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF miraton “Fondin e Kompensimit” për vitin 2022: Pagesat gjatë 2021 në...

AMF miraton “Fondin e Kompensimit” për vitin 2022: Pagesat gjatë 2021 në masën 104%!

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare njofton se ka miratuar Fondin e Kompensimit për vitin 2022, në masën 250 milionë lekë si dhe krijimin e rezervave në vlerën rreth 764 milionë lekë, për dëmet e Fondit të Kompensimit, të cilat do të pasqyrohen nga shoqëritë në pasqyrat financiare të vitit 2021.

Sipas informacionit të publikuar një nga ndryshimet më të rëndësishme të ligjit të ri, i cili hyri në fuqi në korrik 2021, ka të bëjë me mënyrën e trajtimit të rasteve të Fondit të Kompensimit, ku përfshihen aksidentet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara.

AMF bën me dije se sipas parashikimeve ligjore, palës së dëmtuar në një aksident të shkaktuar nga një mjet i papajisur me siguracion, ose që largohet nga vendngjarja, i lind e drejta t’ia kërkojë dëmshpërblimin shoqërisë së tij të sigurimit, pa qenë nevoja që rasti të shkojë automatikisht te Byroja, duke u klasifikuar si Fond Kompensimi, ashtu siç ndodhte më përpara.

Sipas njoftimit pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, për dëmet e ndodhura dhe të raportuara gjatë periudhës 1 korrik 2021-31 dhjetor 2021, 80% e këtyre dëmeve në numër dhe 74% në vlerë janë trajtuar dhe paguar nga shoqëritë, si sigurues i drejtpërdrejtë.

“Pagesa e kësaj kategorie dëmesh nga shoqëritë e sigurimit ka ndikuar direkt në reduktimin e procedurave, si edhe uljen e kohës së procesimit dhe pagesës së dëmit për personat që kanë pësuar aksidente.“

AMF informon se Fondi i Kompensimit në mbyllje të vitit financiar 2021, rezultoi me një realizim në masën rreth 104% të detyrimit të fondit të këtij viti, duke e tejkaluar për herë të parë në 5 vitet e fundit detyrimin përkatës të vitit.

LEXO EDHE: Lidere në treg/ Shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s automjetin, pronën e shëndetin. Dëme të paguara si asnjë tjetër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat