17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19/ “Piku” u arrit në javën e tretë të janarit. Prej datës...

COVID-19/ “Piku” u arrit në javën e tretë të janarit. Prej datës 18 të këtij muaji, tendenca në rënie

Pas një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID-19, në vendin tonë po shihet  një tendencë në rënie e të infektuarve të rinj.

Institucionet shtetërore konfirmuan zyrtarisht në datën 23 dhjetor, 2 rastet e para me variantin Omicron, që ndikoi në një rritje të shpejtë të të të prekurve, ndërsa që prej asaj date numri i të infektuarve pati një tendencë në rritje, duke kulmuar në datën 18 janar me 2832 raste të konfirmuar.

Por, pas kësaj date ka nisur tendenca në rënie, teksa në ditët e fundit, numri i të infektuarve ka arritur në nivelet e para konfirmimit të variantit Omicron. Kjo situatë ishte paralajmëruar nga epidemiologët në vend, të cilët parashikonin që me nisjen e muajit shkurt numri i infektimeve të reja do të binte ndjeshëm.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri në datën 17 shkurt  në vendin tonë numërohen 6170  raste aktive, teksa Tirana kryeson listën me 2158  raste apo rreth 30% të tyre.

Ndërkaq, epidemiologët në vend kanë deklaruar se rreth 85% e popullsisë në vend është i imunizuar, përmes vaksinës apo imunitetit natyral, si pasojë e kalimit të infeksionit.

Për këtë arsye, ata kanë rekomanduar edhe një lehtësim të masave kufizuese, kryesisht në drejtim të aplikimit të orës policore.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar reduktimin e periudhës së kthimit në punë, duke qenë se varianti Omicron karakterizohet nga shenja më të lehta dhe negativizimi ndodh më shpejt.

Megjithatë, prej disa javësh Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk është mbledhur, duke bërë që asnjë prej rregullave në fuqi të mos ndryshojnë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat