Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se kjo javë pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik pasi dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokalisht mesatare në veriperëndim ndërsa dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje.
Sipas informacionit të publikuar ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe ndërsa më tej situata do të vijë drejt përmirësimit.