16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthim i fuqishëm në Francë/ 7 viktima, mes tyre 2 fëmijë

Shpërthim i fuqishëm në Francë/ 7 viktima, mes tyre 2 fëmijë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Francën Perëndimore duke shkaktuar të paktën 7 viktima, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një biznes në Saint-Laurent-de-la-Salanque në Pyrenées-Orientales dhe zjarri u përhap në disa banesa aty pranë.

Ndër të tjera mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një ndërtese në afërsi të së cilës janë gjetur edhe bombola gazi. Si pasojë e flakëve janë djegur të paktën 11 banesa.

Lexo edhe: Moti i acartë, rriten incidentet nga zjarri në banesa/ Si të evitojmë kostot financiare

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i Brendshëm i Francësm Gérald Darmanin i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shprehur se ka anuluar një vizitë zyrtare dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat