Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr 14 në Durrës.
Një automjet ka përplasur një ciklomotor e si pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor dhe ndodhet në gjëndje të rëndë pasagjeri i dytë i çiklomotorit, informon policia e Durrësit.
Aksidenti u shënua rreth orës 22:55 të 8 shkurtit 2022.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Makina drejtohej nga Xh. M.
Çiklomotori drejtohej nga S. K. Në të ishin pasagjerë F. K. i cili ka humbur jetën dhe D. H.
Lexo edhe: Qytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve