17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia e fuqishme e erës dëmton serat në Divjakë/ Siguracioni që i...

Stuhia e fuqishme e erës dëmton serat në Divjakë/ Siguracioni që i duhet fermerëve

Divjaka është goditur nga stuhi ere e fuqishme duke shkaktuar dëme në serrat diellore.

Raportohet nga pronarët e tyre se stuhia ka nisur mbrëmë pas orës 22:30 ndërsa sot në mëngjes kanë parë dëmet e shkaktuara.

80 km në orë ka qenë shpejtësia e erës dhe përveç dëmeve të plastmasit të serave ka dëmtuar edhe bimët.

Fermerët thonë se gjatë natës ka pasur ngrica dhe zbulimi i serës ka prekur të mbjellat të cilat kishin disa ditë që ishin kultivuar.

Kjo zonë nuk preket shpesh në këtë periudhë nga stuhitë e erës ndaj i ka gjetur të papërgatitur fermerët e zonës.

Dëmet e shkaktuara në sera pritet t’i shtohen të tjera kosto ekonomike të prodhuesve ato të prishjes se të mbjellave për shkak të ngricave.

Lexo edhe: Kina: Rritet me 18.4% biznesi i sigurimit bujqësor në vitin 2021

Garancia Sovrane prej 1 miliard lekësh në dispozicion të fermerëve për të financuar 50% kolateralin e kredive të bujqësisë konsiderohet nga shoqatat e fermerëve dhe bizneseve një masë e pamjaftueshme për të zgjidhur problematikat e shumta të sektorit.

Kreu i Shoqatës së Fermerëve Eduart Sharka tha për “Monitor” se për shkak të situatës të rënduar të sektorit të bujqësisë do të ishte më e përshtatshme që fondi të përdorej për uljen e interesave të kredive apo për të mbuluar primet e sigurimeve të serave.

“Para problemeve që bujqësia po has këtë vit kjo masë është shumë e vogël. Sektori ndodhet në krizë prej 3 vitesh dhe shumë produkte hidhen në kanale. Dëmet të mëdha janë shkaktuar edhe nga fatkeqësitë natyrore ku nuk ndërhyn njeri. Mungon aksesi për siguracionin e fermave. Fondi me vlerë 1 mld lekë do të ishte më i vlefshëm nëse do të përdorej për të mbuluar primin e sigurimit të serave. Jemi në një pikë ku investimet në bujqësi po braktisen. Masat e qeverisë duhet të fokusohen në ruajtjen e investimeve, nuk është momenti për investime të reja, pasi kreditë janë për investime të reja”.

Pak javë më parë, në një intervistë televizive, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe CEO i SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari preku arsyet pse Sigurimi në Bujqësi është i ulët dhe mundësitë që ofron tregu për fermerët.

Ai shtoi se sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.

“Sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm, është pjesëmarrje në rreziqe katastrofike ku merr pjesë çdo qytetar me 2, 5, 10, 15 euro por jo ligj i detyrueshëm. Nëse ti paguan 15 euro ti paguan jo vetëm për vete, për shtëpinë tënde por edhe për atë që përmbytet dhe katastrofa dhe bën të mundur mbulimin nga rreziqe katastrofike, një modul ky që e kanë bërë shumë vende. Ka dhjetëra fermerë dhe ferma që sigurohen çdo vit. Nuk mund të them që Shqipëria nuk ka eksperiencë në këtë fushë, ekzistojnë sigurimet”, tha ndër të tjera Ponari.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për këtë sektor

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse nevojitet ky sigurim?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mospërballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para.Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të sigurua. Bota ka mbi 300 vjet që siguron gjithçka dhe është kjo ku ne duam të arrijmë.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat