8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreSigurime VipSulmet terroriste të 11 shtatorit i kushtuan gjigandit britanik të sigurimeve “Lloyd’s”...

Sulmet terroriste të 11 shtatorit i kushtuan gjigandit britanik të sigurimeve “Lloyd’s” miliarda Dollarë

Askush nuk i harron sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në zemër të botës së Perëndimit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy avionë të shpërthyer në “World Trade Center”, një tjetër i shpërthyer në Pentagon dhe një i katër në fushën e Pensilvanisë morën jetët e rreth 3000 personave, lënduan mijëra të tjerë dhe shkaktuan me miliarda Dollarë dëme ekonomike. Sulmet, të cilat morën autorësinë e organizatës terroriste “Al Qaeda”, u cilësuan si më të rëndat në historinë e botës së Perëndimit dhe po ashtu, ishte ngjarja më e rëndë edhe për industrinë e sigurimeve dhe të biznesit në tërësi.

Gjigandit britanik të sigurimeve, “Lloyd’s”, i cili ishte edhe siguruesi më i madh i kullave binjake, kjo ngjarje i kushtoi miliarda Dollarë, edhe pse pronari i kullave binjake, Larry Silverstein, pretendoi se sulmet mbi kulla duhet të cilësoheshin si dy ngjarje sigurimi dhe se ai, së bashku me ortakun e tij, duhet të dëmshpërbleheshin dyfish. Pas një seri seancash gjyqësore, gjykata i dha të drejtë Lloyd’s of London dhe shtatë kompanive të tjera të sigurimeve se ngjarja e 11 shtatorit ishte një ngjarje e vetme. Në total, ngjarja u kushtoi Lloyd’s dhe shtatë kompanive të tjera të sigurimeve mbi 23 miliardë Dollarë.

Për kompanitë e sigurimeve, përveçse një humbje e madhe ekonomike, ngjarja e 11 shtatorit 2001 i preku edhe personalisht, pasi vdiqën me qindra punonjës, agjentë dhe kolegë të tyre. CEO i “Lloyd’s of London” do të shprehej se “Industria e sigurimeve nuk ka për tu përballur më kurrë me një ngjarje të tillë që na preku kaq personalisht”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat