8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen reshjet e borës dhe acari gjatë javës, temperaturat shkojnë disa gradë...

Rikthehen reshjet e borës dhe acari gjatë javës, temperaturat shkojnë disa gradë nën zero

Kjo fillim javë do të mbetet në ndikimin e masave të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore në territorin shqiptar, ku reshje bore presim kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore.

Meteorologia e Meteoalb, Ardiola Bani bën me dije se kjo situata vazhdon edhe gjatë ditës së martë, më pas dita e mërkurë do të sjellë ndryshim të qarkullimit të masave ajrore ku do të kemi qarkullim nga veriu i kontinentit, duke na sjellë temperatura të ulëta dhe mot relativisht të kthjellët.

Rënia e temperaturave do të jetë e menjëhershme , kryesisht gjatë të orëve të para të ditës, kur pritet që pas ditës së mërkurë termometri të zbresë në -8 apo -9 në zonat malore, ndërsa maksimumi në parashikohet të jetë rreth vlerës 8 apo 9 gradë celcius.

Ndërsa reshjet do të jenë kryesisht të izoluara në verilindje dhe juglindje dhe në formën e dëborës për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Mbroni makinën tuaj me Siguracionin KASKO

Kur dimri ka trokitur tashmë dhe problemet në rrugët sa vijnë e do shtohen, çdokush që ka një automjet jo vetëm duke ta ketë siguruar atë me Siguracionin e detyrueshëm TPL, por duhet të ketë patjetër edhe Siguracionin KASKO.

Ky siguracion ju mbulon edhe në rastet kur shkaktar i aksidentit jeni vetë ju.

Ku mund ta blini sigurimin KASKO?

Ju mund të vizitoni çdo pikë shitjeje të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë ose mund ta blini online përmes celularit apo kompjuterit tuaj.

Ndiqni hapat e blerjes online dhe siguracioni KASKO ju vjen menjëherë në e-mailin Tuaj.

Sa kushton sigurimi KASKO?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni, ndërkohë ekspertët e SIGAL UNIQA do t’ju këshillojnë mbi mbulimet e nevojshme për makinën tuaj me qëllim që të jetë e siguruar për rreziqet potenciale dhe ju të paguani një çmim sa më të arsyeshëm.

Me sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria ju e bëni gjumin e qetë sepse makina juaj është e siguruar në çdo situatë.

Lexo edhe: Frikë të dalësh në rrugë! Siguroni makinën dhe shijoni udhëtimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat