Një rekord i ri rastesh të Covid-19 pritet të shpallet sot në Greqi, në një kohë kur mutacioni Omicron po zgjerohet me shpejtësi.
Sipas mediave greke, deri në orën 11:00 janë evidentuar 34.000 raste të reja, ndërkohë që nga përllogaritjet pritet që numri përfundimtar të arrijë në 50.000.
Ky shpërthimi i rasteve të reja ishte i pritshëm nga specialistët.
Tashmë shtatë nga dhjetë testet molekulare (PCR) të kryera në qendrat diagnostike në Selanik janë pozitive, ndërsa presidenti i EODY Theoklis Zaoutis bëri të ditur dje se 70% e rasteve dhe 70% e shtrimeve në spital janë për shkak të variantit Omicron.