14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJo vetëm “Green Pass”.../ Qeveria italiane shtrëngon masat anti-Covid

Jo vetëm “Green Pass”…/ Qeveria italiane shtrëngon masat anti-Covid

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat për hyrjen në stadiume të tifozëve.

Jo vetëm përdorimi i “Super Green Pass”-it, e cila është një pasaportë e gjelbër për të vaksinuarit me dy ose më shumë doza, por së fundmi ata që duhet të hyjnë në ambjentet e stadiumeve italiane duhet të paraqesësh edhe një tampon (PCR) ose test të shpejtë negativ.

Ky shtrëngim masash do të aplikohet nga qeveria e kryeministrit Mario Dragi, ku vjen si pasojë e rritjes së menjëhershme të infektimeve me COVID-19 në mbarë Italinë.

Ky vendim gjithashtu ka të bëjë me pjesëmarrjen në të gjitha ngjarjet kryesore në vende të mbushura me qytetarë.Kanë qenë anëtarët e Komitetit Teknik Shkencor ata që kanë dhënë alarmin për rritjen e kurbës epidemiologjike, me rrezikun që varianti “Omicron” i COVID-19 të jetë përhapur me masë edhe në shtetit italian.

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat