32.7 C
Tirana
Thursday, June 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve apelon për kujdes nga temperaturat e larta

Shoqata e Siguruesve apelon për kujdes nga temperaturat e larta

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apeloi sot për kujdes nga temperaturat e larta, përmes një mesazhi sensibilizues në rrjetet e veta sociale.
Temperaturat e larta nuk janë vetëm një shqetësim sezonal, ato mund të përbëjnë një rrezik real për shëndetin tonë. Gjatë ditëve të nxehta, trupi humbet më shumë lëngje, lodhet më shpejt dhe bëhet më i ndjeshëm ndaj dehidratimit, goditjes nga nxehtësia dhe problemeve të tjera shëndetësore“, shkruan mesazhin.
Shoqata liston edhe një listë me këshilla praktike për përballimin me sa më pak probleme të temperaturave të larta: Prija e rregullt e ujit, shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve 11:00–17:00, konsumimi i ushqimeve të freskëta e të lehta, kufizimi i aktivitetit fizik në orët e nxehta.
Tregoni kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat ekstreme. Kujdesi për shëndetin fillon me parandalimin. Një veprim i vogël sot mund të shmangë pasoja serioze nesër“, shkruan Shoqata.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat