31.6 C
Tirana
Thursday, June 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i BQK për 4 muajt e parë të 2026: Industria e...

Raporti i BQK për 4 muajt e parë të 2026: Industria e sigurimeve në Kosovë

Gjatë periudhës janar-prill 2026 tregu i sigurimeve ka njohur një rritje prej 3.23%. Krahasimi bëhet me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur për 1,865,961 euro më shumë. Shuma e arritur është 59,696,227 euro.

Numri i kontratave arriti në 563,186 duke shënuar një rritje për 2.22% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-prill 2025.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 56,337,144 euro duke shënuar një rritje në masën prej  2.50% krahasuar me periudhën janar-prill 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 521,408 duke shënuar një rritje në masën prej 1.57% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-prill 2025.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 3,359,083 euro duke shënuar një rritje në masën prej 17.10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në  41,778 duke shënuar një rritje prej 11.06% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë janar-prill 2025.

Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-prill 2026 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është ulur për  458 dëme duke arritur në 80,091  nga të cilat 79,853 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 238 nga kompanitë e sigurimit të Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat