Autoriteti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni të Veriut publikoi së fundmi raportin 5-mujor për periudhën janar-maj 2026.
Sipas këtij raporti, SIGAL në Maqedoni të Veriut, dëmshpërbleu rreth 291.6 milionë denarë maqedonë klientët e vetë.
Konkretisht, SIGAL pagoi rreth 640 mijë euro në sigurimet e jetës (39.2 milionë denarë) dhe rreth 4.1 milionë euro (253 milionë denarë) në sigurimet e jojetës.
7058 ishte numri i përfituesve në 5 muajt e parë të vitit 2026 nga dëmshpërblimet e kompanisë SIGAL në Maqedoni të Veriut, përkatësish 225 përfitues dëmshpërblimesh në sigurimet e jetës dhe 6833 përfitues dëmshpërblimesh në sigurimet e jojetës.
Mbi 7 mijë dëshmi të korrektesës dhe përpikërisë së kompanisë, sa edhe të vlerës praktike dhe përfitimeve të prekshme nga një sigurim.




