20.9 C
Tirana
Friday, June 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëshiktja e dherave si risk i sigurueshëm dhe ngjarja e sotme në...

Rrëshiktja e dherave si risk i sigurueshëm dhe ngjarja e sotme në Currila

Një rrëshkitje dheu u raportua mëngjesin e sotëm në lagjen “Currila” të qytetit të Durrësit. Kjo fatkeqësi natyrore dhe dëmet që mund të shkaktojë, janë rrezik i sigurueshëm.

SIGAL IG, falë bashkëpunimit me gjigantë botërorë të sigurimeve, ofron mbulim të shtrirë deri në 70 milionë euro për çdo ngjarje të madhe natyrore, ato që klasifikohen si katastrofike.

Sigurimi nga rrëshqitja e tokës është i mundur si një risk shtesë i sigurimit të pronës nga zjarri, duke garantuar mbrojtje edhe për vlera të larta, sipas kushteve të tokës që ofron klienti dhe raporteve gjeologjike.

0.25-0.4% të shumës së siguruar, varion çmimi i marrjes në sigurim nga ky rrezik.

Fjala vjen, me 20 euro mbi çmimin fiks të sigurimit bazë, rrezikut të pronës nga zjarri, mbulohen deri në 50 mijë euro, që kompania e sigurimit do të kompensojë si vlerë e pronës në rast dëmtimi nga rrëshqitjet e dherave.

Në mënyrë që prona të merret në sigurim nga rrëshkitja e dheut, duhet që terreni të mos ketë patur rrëshqitje në tre vitet e fundit.

Falë hartave të sakta të katastrofave, SIGAL IG ka informacion të detajuar mbi zonat e përmbytura, rrëshqitjet dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në të gjithë Shqipërinë.

Kjo i mundëson kompanisë të veprojë jo vetëm si sigurues, por edhe si konsulent i klientëve, duke i udhëhequr ata për identifikimin dhe menaxhimin e risqeve specifike të pronave të tyre.

Në rast se banesat e Currilave kanë qenë të siguruara, me vetëm 20 euro shtesë mbi sigurimin e zjarrit, ato do të përfitojnë deri në 50 mijë euro dëmshpërblim nga siguracioni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat