SIGAL dhe liderët botërorë Allianz dhe Swiss Re, për njerëzit që udhëtojnë disa herë brenda një viti, me afate jo më të gjata se 31 ditë qëndrimi, sjell produktin e sigurimit TRAVEL Plus.
Ky produkt është pa limit moshe, pa kufij kudo në Botë dhe mund të kombinohet edhe me produktin Jetë Plus Cash.
Falë bashkëpunimit me Allianz dhe Swiss Re, gjigantë globalë, produkti është gjithpërfshirës, praktik, i lirë, pa kufij botërorë, pa kufij moshorë dhe me mbulimet më të larta.
Travel Plus, me 3 mijë lekë në muaj, zgjat për një vit dhe garanton mbulime 30, 50 dhe 100 mijë euro.
Emergjencat mjekësore deri në 100 mijë euro, humbje, dëmtime dhe vonesa bagazhi, transport dhe riatdhesim mjekësor, dëmtime dhe vonesa, sigurim për aksidentet në udhëtim apo ndërprerjet për udhëtimet mjekësore dhe asistenca 24/7 kudo në Botë.
Pas 6 muajsh nga blerja e policës aktivizohet edhe sigurimi Jetë Plus Cash me mbulimin deri në 30 mijë euro, për tumoret malinjë dhe beninjë në kokë, në rast diagnostifikimi me sëmundje të rëndë gjatë udhëtimit.




