Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka shprehur një urim të veçantë për gazetarët, duke i vlerësuar ata jo vetëm si mbrojtës të së vërtetës, por edhe si partnerë të rëndësishëm në edukimin e qytetarëve.
Në mesazhin e saj, Shoqata thekson rolin kyç që media luan në një shoqëri ku rreziqet janë të shumta dhe shpesh të nënvlerësuara. Sipas saj, informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e sigurimeve dhe mbrojtjes financiare mbetet një kontribut thelbësor për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë nënvizon gjithashtu se bashkëpunimi mes medias dhe sektorit të sigurimeve është i domosdoshëm për ndërtimin e një kulture më të fortë sigurimi në vend. Ky bashkëpunim synon të promovojë më shumë siguri, përgjegjësi dhe një të ardhme më të qëndrueshme për çdo familje shqiptare.




