23.5 C
Tirana
Thursday, April 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIntervistë me ekspertin e sigurimeve: Kompanitë e sigurimeve paguajnë çdo dëm aksidental...

Intervistë me ekspertin e sigurimeve: Kompanitë e sigurimeve paguajnë çdo dëm aksidental në pronë, mjafton të jenë të siguruara

Ngjarja e rëndë e pallatit të Farmacisë 10 aktivizoi shumë këndvështrime ekspertizash të ndryshme në debatin publik: ligjor, ndërtimor, pajisjesh elektrike, etj.

Njera nga perspektivat më të rëndësishme e që duhet ndjekur me vëmendje është edhe ajo e sigurimeve. Në rrjetet sociale, por edhe në media tradicionale, nga përhumbja sa edhe nga mosnjohja, shumë pasaktësi u thanë.

Sigurime.Online intervistoi z. Ogert Shkrepa, ekspert sigurimesh, drejtor i Sigurimeve të Pronës dhe Garancive në SIGAL Insurance Group dhe njëherësh kryetar i produkteve të reja të sigurimit pranë Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë:

Një mendim mbi ngjarjen e pallatit të Farmacisë 10? 

Ngjarja e fundit ishte një alarm serioz për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri.

Kuptohet që një ngjarje, ndonëse e rrallë, mund ta çojë një familje apo një biznes drejt shkatërrimit.

Një biznes apo një familje që e ka ndërtuar me aq mund e djersë, për një kohë të gjatë. Shumë i rëndësishëm është sigurimi i pronës dhe sigurimi i saktë i saj.

Ndalemi pak te koncepti i sigurimit të saktë. 

Kur themi i saktë, nënkupton që jo vetëm të sigurohet prona kur të detyron banka për kredinë, por të sigurohet për vlerën reale të saj. Të sigurohet jo vetëm si ndërtesë, por edhe pajisjet, në mënyrë që edhe dëmshpërblimi të merret i plotë.

Kompanitë e sigurimit, dhe kompania ku unë punoj, SIGAL, kanë ofruar një paketë për të gjithë familjarët dhe bizneset, ku çdo lloj zjarri aksidental mbulohet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat