Tre persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në Siçili për shkak të rrjedhjes së gazit të metanit, thanë autoritetet italiane.
Shpërthimi i metanit solli shembjen e disa ndërtesave në qytetin e Ravanusa, thanë oficerët e mbrojtjes civile të Italisë.
Dy gra u shpëtuan të gjalla, shtuan ekipet e shpëtimit dhe u transportuan në një spital lokal.
Rreth 250 shpëtimtarë mbërritën në Ravanusa për të ndihmuar me misionin e kërkimit dhe shpëtimit, tha mbrojtja civile e Siçilisë.
Zjarrfikësit fillimisht e patën të vështirë të ndërhynin për shkak të rrjedhjes së gazit.
Lexo edhe: Dimri trokiti, bombulat e gazit përdoren masivisht! Si të parandaloni fatkeqësitë në pronën tuaj