12.5 C
Tirana
Monday, February 16, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur mjeti shkaktar nuk ka TPL: A përfiton dëmshpërblim i dëmtuari?

Kur mjeti shkaktar nuk ka TPL: A përfiton dëmshpërblim i dëmtuari?

Një nga pyetjet që portali i specializuar për lajmet vendase dhe ndërkombëtare të industrisë së sigurimeve dhe risigurimeve, Sigurime.Online merr më shpesh nga lexuesit është kjo: A përfitoj kompensim dëmi nëse mjeti që më ka dëmtuar nuk është i siguruar me TPL? Përgjigjja është e qartë dhe e thjeshtë: Po, ligji ta njeh këtë të drejtë.

Nëse je këmbësor apo drejtues mjeti dhe një mjet i pasiguruar apo i paidentifikuar të shkakton dëm, material apo shëndetësor, mos u shqetëso! Ligji ta njeh të drejtën e patjetërsueshme të kompensimit dhe për këtë nuk të duhet as avokat, as ndërmjetës.

Çfarë parashikon ligji?

Sipas Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor”, ekzistojnë mekanizma mbrojtës për të dëmtuarit, edhe kur shkaktari i aksidentit nuk ka siguracion TPL.

Rasti 1: I dëmtuari është këmbësor

Nëse një këmbësor dëmtohet nga një mjet motorik, pavarësisht nëse ai mjet ka apo jo siguracion TPL, neni 41 i ligjit i jep të drejtën të kërkojë dëmshpërblim duke iu drejtuar Fondit të Kompensimit pranë Byroja e Siguruesve Shqiptare.

Ky fond është krijuar pikërisht për të mbrojtur viktimat në raste kur:

  • mjeti shkaktar është i pasiguruar,

  • mjeti është i paidentifikuar,

  • apo kur ekzistojnë rrethana të tjera të parashikuara nga ligji.

Rasti 2: I dëmtuari është drejtues i një mjeti tjetër

Nëse i dëmtuari është drejtues i një automjeti tjetër dhe shkaktari i aksidentit nuk ka TPL, ai nuk mbetet pa mbrojtje.

Në këtë rast, i dëmtuari mund t’i drejtohet drejtpërdrejt shoqërisë së tij të sigurimit, e cila ushtron funksionin e entit të kompensimit të drejtpërdrejtë. Kjo shoqëri likuidon dëmin ndaj klientit të saj dhe më pas ka të drejtën e padisë së regresit ndaj shkaktarit për të rikuperuar vlerën e paguar të dëmit.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Edhe nëse përballesh me një mjet të pasiguruar: nuk humbet të drejtën e dëmshpërblimit sepse ligji garanton mekanizma mbrojtës dhe përgjegjësia financiare përfundimisht i mbetet shkaktarit të aksidentit, të cilit kompania e sigurimit i drejtohet me padi regresi.

Sigurimi i detyrueshëm TPL është një detyrim ligjor, por mungesa e tij nga pala shkaktare nuk cenon të drejtën e viktimës për kompensim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat