5.5 C
Tirana
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare...

AMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare në Shqipëri

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon ngushtësisht me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës teknike (OTA), për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare, i shtrirë në disa fusha kyçe, përfshirë teknologjinë e informacionit, tregun e sigurimeve, mbrojtjen konsumatore, edukimin financiar dhe veçanërisht zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.
Në një takim të zhvilluar, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj.Adela Xhemali së bashku me ekipin e saj, diskutoi me përfaqësuesit e OTA-s, Z. Arthur Simonson dhe Z. Ralph Scholtz mbi ecurinë e asistencës teknike dhe hapat e mëtejshëm për krijimin e një tregu kapitalesh funksional dhe të qëndrueshëm.
Projekti synon zgjerimin e gamës së instrumenteve financiare, përfshirë nxitjen e emetimit të obligacioneve, me objektiv krijimin e alternativave të reja të financimit për ekonominë shqiptare.
Drejtoresha Ekzekutive e AMF vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të ekspertëve të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit në tregje dhe zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin publik dhe privat në Shqipëri.
Njoftimi u bë publik nga rrjetet sociale zyrtare të vetë Autoritetit Mbikëqyrës.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat