11.5 C
Tirana
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident tragjik, e moshuara aksidentohet në vijat e bardha: Siguracionet që aktivizohen

Aksident tragjik, e moshuara aksidentohet në vijat e bardha: Siguracionet që aktivizohen

Në Cërrik, një e moshuar u përplas nga një autoveturë gjatë kalimit në vijat e bardha në aksin Cërrik-Belsh, rreth orës 14:05 të dielën.

Drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ishte e vëmendshme, duke shkaktuar plagë të rënda te e moshuara, e cila humbi edhe ndjenjat.

Ajo u transportua menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në rast se siç raportohet nga mediat, Policia ka nxjerrë versionin zyrtar të fajësisë së drejtuesit të mjetit, TPL, siguracioni i detyrueshëm motorik, ai i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, shtrëngohet t’i paguajë dëmin material dhe jomaterial, sipas rregullores së miratuar nga AMF, palës së dëmtuar.

Siguracione të tjera vullnetare që mund të aktivizoheshin

Në rast se drejtuesja e automjetit do të kishte dëmtime nga manovrat gjatë aksidentit, për të do të mund të përgjigjej siguracioni i aksidenteve personale.

Për dëmtimet në makinën e saj, me KASKO, nëse do të kishte, do të përgjigjej KASKO.

Nëse do të rezultojë nën efekt alkooli nën 0.5mg/L ose me një mjet me fuqi motorike më të madhe se sa kubikazhi i parashikuar në lejen e drejtimit, përgjegjësinë financiare të dëmit deri në 10 mijë euro do ta merrte përsipë siguracioni TPL PLUS.

Pikërisht për këtë mbrojtje dhe përgjegjësimarrje financiare që siguracionet ofrojnë, duhet mbajtur përherë në vëmendje rëndësia e sigurimit, jo vetëm të detyrueshëm, por edhe e siguracioneve vullnetare.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat