Në prag të festave të fundvitit, SIGAL Insurance Group, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Dega Tiranë, organizoi një takim të veçantë me fokus gratë dhe fëmijët, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti, kujdesi dhe përgjegjësie sociale.

Të pranishme në aktivitet ishin znj. Alma Totokoçi, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e SIGAL Insurance Group, si dhe znj. Xhulieta Mucollari, Drejtore e Kryqit të Kuq, Dega Tiranë, si edhe gra dhe fëmijë të familjeve në nevojë.

Për këtë fundvit, SIGAL dhuroi një kombinim me vlerë dhe kuptim të drejtpërdrejtë për familjet përfituese: karta check-up-i për gratë dhe fëmijët, karta shpenzimesh të parapaguara për përdorim në një rrjet supermarketesh në Shqipëri, si dhe lodra për fëmijët, për ta bërë fillimin e Vitit të Ri më të bukur për familjet e pranishme në aktivitet. Gjatë aktivitetit, nënat u asistuan edhe nga teknikët e SIGAL për t’u lidhur me aplikacionin e Teleshëndetit, i njohur si “doktori telefonik”.
Ky shërbim u mundëson grave dhe fëmijëve konsultë mjekësore falas 24/7, me telefon ose me kamera, përveç check-up-it falas dhe shërbimeve shëndetësore me ulje nga 30 deri në 50 për qind në rrjetin e spitaleve private më prestigjioze në Tiranë, me të cilët SIGAL Insurance Group bashkëpunon.
Znj. Alma Totokoçi uroi të gjithë për festat e fundvitit dhe theksoi se ky gjest është simbolikë e vogël e vetëdijesimit për rolin dhe përgjegjësinë sociale që SIGAL mban ndaj shoqërisë. Znj. Totokoçi u përcolli një mesazh solidariteti dhe mbështetje në emër edhe të kompanisë grave dhe nënave të pranishme në takim.
Nga ana e saj, znj. Xhulieta Mucollari falënderoi SIGAL për ndihmën konkrete dhe për ndihmën dhe kujdesin e vazhdueshëm në fushatat ndihmëse të Kryqit të Kuq. Znj. Muçollari vlerëoi bashkëpunimin dhe kontributin e pandërprerë të SIGAL Insurance Group në mbështetje të shtresave në nevojë.
SIGAL Insurance Group vlerëson lart përgjegjësinë sociale si një nga shtyllat kryesore të misionit të saj, duke u konfirmuar si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, gjithmonë pranë njerëzve dhe nevojave reale të tyre.
SIGAL, edhe më herët, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit dhe në përvjetorin e Kryqit të Kuq, pati kontribuar në organizimin e mbrëmjes gala, duke krijuar një atmosferë të veçantë përmes Orkestrës së Harqeve SIGAL, si një tjetër shprehje e angazhimit të kompanisë për të mbështetur jetën sociale, kulturore dhe njerëzore të komunitetit.






