17.5 C
Tirana
Thursday, December 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmet nga aksidentet rrugore dhe roli i sigurimeve në kompensim

Dëmet nga aksidentet rrugore dhe roli i sigurimeve në kompensim

Çdo person që pëson një dëmtim nga përdorimi i mjeteve të transportit brenda Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet e pësuara. Këto dëme ndahen në dy kategori kryesore: dëme ndaj personit dhe dëme ndaj pronës.

Dëmet ndaj personit përfshijnë dëmet pasurore, dëmet jopasurore dhe dëmet ndaj pronës.

  • Dëme pasurore, që përfshijnë humbje të përkohshme ose të përhershme të aftësisë për punë dhe rastet e vdekjes;

  • Dëme jo pasurore, që përfshijnë: dëm biologjik (dhimbje fizike ose paaftësi), dëm moral (vuajtje shpirtërore) dhe dëm ekzistencial (ndikim në jetën e përditshme dhe marrëdhëniet personale).

Dëmet ndaj pronës përfshijnë dëmtimet materiale të sendeve, automjeteve ose pronës së dëmtuar gjatë aksidentit.

Sistemi i sigurimeve ndihmon në këtë drejtim duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm për personat e dëmtuar dhe familjet e tyre, duke bërë të mundur që dëmshpërblimi të paguhet shpejt dhe në mënyrë të drejtë.

Kjo siguron mbrojtje ekonomike dhe shpirtërore, duke lehtësuar pasojat e aksidenteve për individin dhe familjen e tij.

Raporti 10-mujor i AMF

70.74% e dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve janë dëme të paguara si përgjegjësi motorike ndaj palëve të treta, ose thënë ndryshe nga siguracionet e detyrueshme motorike.

46.3 milionë euro dëme si përgjegjësi motorike ndaj palëve të treta pagoi tregu i sigurimeve në vend nga janari deri në tetor të vitit 2025, përgjatë 10 muajve. 0.06% më shumë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Afërsisht 39.4 milionë euro tregu i sigurimeve i pagoi si TPL, po ashtu në këto 10 muaj rreth 6.3 milionë euro tregu i ka paguar si karton jeshil dhe 620 mijë euro si polica kufitare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat