Këtë javë Erla Mëhilli, moderatorja e “Now” në Euronews Albania, prime time ndër më të ndjekurit në vend, si kliente besnike e familjes së madhe SIGAL, paraqiti dëshminë e saj për një tjetër produkt të shkëlqyer të SIGAL LIFE-t, “Kasa për Fëmijë”.
Ky produkt i përgjigjet më së miri shqetësimit të familjeve, sidomos atyre të reja që projektojnë të ardhmen e fëmijë të tyre: me fokus shkollimin, por jo vetëm.
Sigal Insurance Group, përmes SIGAL LIFE, ka krijuar Sigurimin Jetë me Kursim: “Kasa për fëmijë”.
“Jetë me Kursim” është një depozitë kursimi, sa edhe investimi, që prindi e krijon për të garantuar për shkollimin e lartë të fëmijës së vet dhe një lloj mbështetjeje pas një numër vitesh të caktuara, që edhe në rast se prindi humb jetën, fëmija ka një kollonë financiare ku të mbështetet.
Si funksionon?
Vetë prindi, sipas mundësive apo objektivit, cakton një fond vjetor për fëmijën e tij.
Në fund të 10, 15 apo 18 viteve, nëse prindi kontribuon që nga dita 0 për t’i garantuar një 18-vjetor me ngjyra, fëmija do të ketë të gjithë vlerën e depozituar plus të ardhura shtesë nga investimi i kryer ndër vite me norma interesi mjaft atraktive.
Në rast eventual të humbjes së jetës së njërit nga prindërit gjatë kësaj periudhe, fëmija do të marrë shumën e plotë të caktuar si objektiv në fund të 10-20 viteve, në mënyrë të menjëhershme në vitin e ndodhjes së fatkeqësisë.
Fjala vjen, nëse prindi siguron periudhën 18-vjeçare dhe paguan çdo vit primin 150 mijë Lekë, nëse ndodh që gjatë kësaj periudhe prindi ndërron jetë, fëmijës së tij i kalon shuma e plotë e siguruar: mbi 3,200,000 Lekë.
Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar.
Ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.




