SIGAL Insurance Group ka vijuar të kryesojë tregun e sigurimeve për nga vëllimi i dëmeve të paguara.
Në total 17,066 raste të siguruara kanë përfituar dëmshpërblime nga SIGAL IG gjatë 10-mujorit të parë të vitit në kohë rekord dhe sipas
Prej tyre, 16,906 janë përfitues në sigurimet e Jo-Jetës dhe 160 në sigurimet e Jetës.
Vlera totale e dëmeve të paguara arrin në rreth 17 milionë euro, nga të cilat 15.6 milionë euro në sigurimet e Jo-Jetës dhe 1.29 milionë euro në sigurimet e Jetës.
SIGAL IG renditet e para në treg për nga totali i dëmeve të paguara, duke mbuluar:
30.97% të të gjitha dëmeve në sigurimet e Jetës;
25.18% të dëmeve në sigurimet e Jo-Jetës;
24.73% të totalit të dëmeve të paguara në tregun shqiptar të sigurimeve.
Shifrat janë të dhëna zyrtare sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar–tetor 2025.




