5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMinistria e Jashtme njoftim për masat anti-Covid të vendosura nga Kosova: Nga...

Ministria e Jashtme njoftim për masat anti-Covid të vendosura nga Kosova: Nga 3 Janari…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka informuar mbi masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet e qytetarëve.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se 4 javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

  • Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga data 3 janar 2022, do të lejohen të hyjnë në Kosovë vetëm ata persona që janë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza).

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë e shënuara më lart, përjashtohen:

-Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre 3 orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre 3 orësh;

-Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (shoferë), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

-Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

-Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

-Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

-Personat nën moshën 12-vjeçare;

-Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim.  Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat