SIGAL sjell një tjetër risi për kujdesin ndaj shëndetit tuaj: Check Up jashtë vendit.
Ky shërbim, që më parë ofrohej vetëm në paketën GOLD, tashmë është i disponueshëm edhe si produkt më vete.
Një vizitë në Milano, Vjenë, Athinë ose Stamboll, tanimë merr tjetër kuptim edhe përmes produktit CHECK UP jashtë vendit.
Këtë udhëtim mund t’ia dedikosh kënaqësisë estetike, sa edhe kujdesit vetjak shëndetësor.
Një herë në vit, ju mund të kryeni një kontroll të plotë mjekësor në Milano, në klinikat më të mira, me kosto të reduktuar falë marrëveshjeve të SIGAL.
Procesi është i plotë dhe i organizuar deri në detajet më të imta: nis që në mëngjes me analizat kryesore dhe vijon me ndjekje të specializuar, duke ju dhënë një panoramë të qartë dhe të plotë të shëndetit tuaj.
Ky shërbim është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar në kohë çdo problem dhe për të parandaluar sëmundjet e rënda, duke e kthyer edhe në një përvojë të veçantë turizmi mjekësor.
Përveç reduktimit në kosto, zbulimi i hershëm i tendencave për sëmundje të caktuara, është një përfitim që nuk ka çmim.
SIGAL, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.