Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.
Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.
“Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të mbyllura”, thonë për EuroNews nga agjensitë e udhëtimeve.
Festat e Nëntorit janë kaluar dhe në Emirate e Bashkuara dhe vendet fqinje në Ballkan.
“Emiratet Arabe, pasi kemi 2 fluturime direkte për momentin për në Dubai dhe Abu Dhabi”.
Por nuk kanë munguar si destinacione Mali i Zi apo Dubrovniku në Kroaci
Gjatë këtyre katër ditëve, nga Aeroporti i Rinasit janë nisur mbi 17 mijë pasagjerë, në krahasim me rreth 5000 që ishin vitin e kaluar.
Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që Pavarësinë preferuan ta kalonin në Vlorë e Tiranë, ata të Shqipërisë kanë festuar në vendet fqinje.
Hyrje-daljet në pikat doganore në datat 26-29 nëntor:
Pika doganore e Kapshticës
Kanë hyrë 6105 persona
Kanë dalë 6891 persona
Pika doganore e Qafë Thanës
Kanë hyrë 6248 persona
Kanë dalë 6429 persona
Pikat doganore të Muriqanit dhe Hanit të Hotit
Kanë hyrë 9354 persona
Kanë dalë 9486 persona
Lexo edhe: Festat e Nëntorit/ Ju shijoni pushimet, për shëndetin tuaj mendon SIGAL UNIQA