20 C
Tirana
Tuesday, May 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRajon & BotaSEC po risheh politikat për tokenet e kriptovalutave

SEC po risheh politikat për tokenet e kriptovalutave

Pol Atkins, kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), agjenci rregullatore e pavarur në SHBA, të hënën paraqiti vizionin e tij në lidhje me ndryshimin e disa politikave të agjencisë që drejton për kriptovalutat.

Atkins bëri me dije se po planifikon të krijojë udhëzime për shpërndarjen e tokenëve kripto.

Ato konsiderohen si letra me vlerë dhe do të shqyrtohet nëse duhen përjashtime të tjera nga rregullat.

Në një mbledhje publike të grupit të punës për kriptovaluta të SEC-it, Atkins tha gjithashtu se agjencia mund të ndryshojë disa rregulla për të lejuar ndërmjetësit tregtarë të regjistruar, që kanë një sistem alternativ tregtimi (ATS), të mund të ndihmojnë në tregtimin e aseteve që nuk janë letra me vlerë, siç janë Bitcoin dhe Ether – dy kriptovalutat më të mëdha.

“Një nga prioritetet kryesore gjatë drejtimit tim do të jetë zhvillimi i një kuadri rregullator të arsyeshëm për tregjet e aseteve kripto. Ky kuadër do të vendosë rregulla të qarta për emetimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre, ndërsa vazhdojmë të parandalojmë ata që shkelin ligjin,” u shpreh kryetari i Agjencisë.

Atkinsi, i cili e mori këtë detyrë muajin e kaluar, tha se prioriteti i tij kryesor si kryetar i SEC është krijimi i një bazë të fortë për asetet digjitale dhe mbajtja e politikës larg ligjeve për letrat me vlerë.

Industria e kriptovalutave ka pasur përplasje të shpeshta me rregullatorët se si zbatohen ligjet federale të letrave me vlerë në asetet digjitale.

Shumë prej tyre thonë se shumica e tokeneve kripto janë më shumë të klaifikueshme si mallra.

Nëse tokenet klasifikohen si letra me vlerë, kompanitë duhet të regjistrohen në SEC dhe të japin informacione të caktuara për investitorët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat