Greqia mëngjesin e kësaj të marte është zgjuar nga lëkundjet e forta të tërmetin me magnitudë 5.1 ballë.
Mediat bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë në zonën e Ikarias.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ka qenë me qendër në zonën detare 20 km në veriperëndim të Ikarias, ndërsa thellësia e tij ka qenë 17.5 km, njoftojnë mediat greke.
Pak minuta më vonë u regjistrua një dridhje e re sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, e cila karakterizohet si “e dobët” dhe u regjistrua në orën 06:09 në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ikarias.
Lexo edhe: Dy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush gjithmonë