22.5 C
Tirana
Sunday, May 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi dje raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri.

SIGAL mbetet kompania lidere, si në sigurimet e jetës, ashtu edhe në ato të jo-jetës.

Kompania kryeson për primet e shkruara bruto dhe për dëmet e paguara.

Sipas raportit të AMF-së, vëllimi i përgjithshëm i tregut të sigurimeve u rrit me 7.09%, duke arritur në 5,598,428,000 lekë për periudhën janar-mars 2025.

Prime të shkruara bruto në sigurimet e jetës shënuan një rritje prej 13.67%.

Vëllimi arriti në vlerën 530,828,000 lekë, ndërsa në sigurimet e jo-jetës u regjistrua një rritje prej 6.45%, në vlerën 5,063,620,000 lekë.

Ndërkohë, dëmet e paguara ranë me 3.77%, duke u regjistruar në 1,920,827,000 lekë.

SIGAL vijon të mbajë pozitat e para në treg.

Kompania zotëron 33.83% të tregut në produktet e sigurimeve të jetës dhe 25.32% në sigurimet e jo-jetës, sipas primeve të shkruara bruto.

Në dëmshpërblime, SIGAL pagoi më shumë se çdo kompani tjetër në vend.

434,943,000 lekë pagoi SIGAL në sigurimet jo-jetë dhe 34,493,000 lekë në sigurimet jetë, respektivisht 25.32% dhe 33.83% të totalit të dëmeve të paguara në tremujorin e parë të vitit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat