Në bashkëpunim me Statista, revista prestigjoze “Forbes” ka vlerësuar 20,000 kompani për të gjetur punëdhënësin më të mirë në botë.
Nga 20,000 kompani të vlerësuara nëpër botë në renditjen ndërkombëtare të punëdhënësve nga revista prestigjoze “FORBES”, UNIQA Insurance Group renditet mes 3 kompanive më të mira të sigurimit në Evropë dhe në vend të 395-të në botë.
Rezultati është edhe më i kënaqshëm kur merret parasysh se në sondazh morën pjesë 150,000 punonjës nga 58 vende të ndryshme.
UNIQA si lider i inovacionit
Të rinjtë preferojnë zgjidhje të qëndrueshme, të thjeshta dhe të zgjuara në sektorin e financave dhe sigurimeve. Ky është përfundimi i një studimi aktual të institutit “Gallup” dhe portalit të specializuar “ForumF” mbi risitë në sektorin financiar.
Sipas studimit të Gallup / ForumF, UNIQA shihet si një “lider inovacioni” në sektorin financiar, që do të thotë se gjigandi austriak i sigurimeve është deri tani më i besuari për të gjeneruar inovacione dhe gjithashtu për t’i ofruar ato.
Çmime të tilla kompania austriake e sigurimeve ia dedikon punonjësve të saj sepse janë pikërisht ata që e bëjnë UNIQA-në atë që është.
Kush është UNIQA
UNIQA Insurance Group është grupi i 5-të më i madh i sigurimeve në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke zotëruar 40 kompani në 18 vende, 15.5 milionë klientë dhe rreth 23,500 punonjës dhe partnerë eksluzivë shitjesh.
UNIQA Insurance Group numëron 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit, ndërsa është kompania e dytë e sigurimeve në Austri me 21% të tregut.
Prej vitit 2007, pjesë e UNIQA Insurance Group është edhe SIGAL.
Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group Austria, si kompaninë lider dhe më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.