17.5 C
Tirana
Saturday, April 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Bonus-malus”, si dhe sa do të paguajnë shoferët? Flet ish drejtuesi pranë...

“Bonus-malus”, si dhe sa do të paguajnë shoferët? Flet ish drejtuesi pranë AMF

Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe  sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

Artur Ribaj, ish drejtor në departamentin e mbikëqyrjes pranë AMF shpjegon për A2 sesi do të veprohet në vitin e parë të zbatimit.

Me koeficientin një flasim për vitin 0 të dëmeve. Do të regjistrohen dëmet nga janari 2025 dhe më pas nga janari 2026 do fillohet të shihet nëse do jetë bonus apo malus problematika e shkaktimit të dëmeve nga të siguruarit. Gjatë kësaj periudhe koeficienti nuk do ndikojë keq apo mirë”, thotë Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen.

Të tilla si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.

Të gjithë faktorët fillojnë të aplikohen nga 1 janari. Çfarë është me rëndësi kompanitë e sigurimit po punojnë për automatizimin e sistemit. Mos ta lëmë në dorë të agjenteve. Të kemi një sistem ku shohim qartë dhe në mënyrë transparente se çfarë do të paguash”, u shpreh Artur Ribaj, ish-drejtor Departamenti i Mbikëqyrjes.

A do të merret parasysh historiku i dëmeve të shkaktuara vite me parë?

Në fakt jo, kështu është gjykuar pavarësisht se historiku i dëmeve mund të gjendet. Por qëndron kjo lloj qasje”, thotë Artur Ribaj.

Sistemi “bonus malus” – nga latinishtja, shpërble ose ndëshko është tentuar të aplikohet në vitin 2019 si edhe në vitin 2021 ku edhe u miratua ligji i ri, por pa sukses. Nëpërmjet këtij sistemi synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat