Është publikuar fotoja e gomones që u përmbys ditën e djeshme në Kanalin anglez, ku humbën jetën 31 emigrantë që po shkonin në Britani.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail” gomonja në të cilën ishin emigrantët ishte e dobët për të transportuar një numër të madh njerëzish në një mot të keq.
Gomonja u fotografua nga një kapiten i varkës së shpëtimit, i cili mbërriti për të gjetur trupat që kishin mbetur të vdekur.
Dy të mbijetuar, një irakian dhe një somalez i kanë thënë policisë se gomonja tyre e cila ishte shumë e dobët u godit nga një anije me kontejnerë, e si pasojë gomonja u shpua, duke marrë jetët e 31 njerëzve.
Pesë persona janë arrestuar në Francë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ditën e djeshme kryeministri Britanik, Boris Johnson, u shpreh se do të lëvizin çdo gurë për të shkatërruar bandat që merren me trafikimin e qenieve njerëzore.