Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak se një ditë më parë, ndërkohë që sipas meteorologes Tanja Porja, termometri ka shkuar deri në -7 gradë celcius në zonat malore veriore e verilindore.
Sipas saj, në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin dhe mot i kthjellët.
Ajo shton se, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen vetëm në pjesën lindore të vendit, ku priten edhe flokë dëbore herë pas here.
“Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak. Mjaft ftohtë është mëngjesi në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë që presim që në mesditë të kemi një rritje të lëhtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën e parë të ditës, vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe në zonat kufitare veri-lindore.
Në pjesën e dytë të ditës në zonat lindore do të kemi shtim të vranësirave. Teromometri ka shënuar -7 në veri dhe veri-lindje, ndërkohë kemi rreth -5 në zonat malore juglindore. Era do të jetë e fortë në zonat veriore dhe verilindore të vendit dhe drejtimi i saj do të jetë verior dhe verilindor”.
LEXO EDHE: Gati për një udhëtim? Pse është e rëndësishme të keni “AutoSOS” me vete?