10.5 C
Tirana
Wednesday, December 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestat në dëborë/ Korça "e zënë" për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Festat në dëborë/ Korça “e zënë” për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Korça edhe këtë fundvit është një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit.

Rezervimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri nisën prej nëntorit dhe tani strukturat akomoduese janë rezervuar thuajse plotësisht.

Kryesisht janë vizitorët nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Vlora ata që i drejtohen juglindjes për të festuar Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve por nuk mungojnë as pushuesit nga qytetet e tjera apo edhe të huajt.

Qendra e qytetit nga sheshi para katedrales deri tek pazari i vjetër dhe po ashtu bulevardet kryesore  e tyre mund të përshkohen legtësisht  në këmbë falë distancave të vogla për të shijuar dekorin e veçantë që përcjell më së miri ndjesinë festive.

Në vigjilje të Krishtlindjes operatorët turistikë tregojnë se këtë vit kërkesat për të festuar në Korçë  kanë qenë të larta ndërsa ndajnë tregojnë se cilat janë disa nga gatimet e preferuara tradicionale për pushuesit.

Në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë janë 83 hotele dhe 66 bujtina me kapacitet akomodues për gati 4000 persona, të cilat janë të rezervuara deri në ditët e para të janarit.

LEXO EDHE: “Vilat SIGAL” në Korçë dhe Pogradec, zgjedhjet e duhura për fundjava të paharrueshme dhjetori

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat