0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBombardohet Ambasada e Shqipërisë në Kiev

Bombardohet Ambasada e Shqipërisë në Kiev

Sulmet ajrore ruse nuk kanë kursyer as Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Përmes një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se është dëmtuar pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së Ambasadës, duke vënë në rrezik jetën e personelit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar këto sulme, të cilat i ka quajtur brutale.

Njoftimi për median:

Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat