0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGati kompania e pestë në tregun e Sigurimit të Jetës në Shqipëri

Gati kompania e pestë në tregun e Sigurimit të Jetës në Shqipëri

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të licencojë në mbledhjen e fundit për këtë vit “Vienna Life Insurance” – “Vienna Sigurim Jete” për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i AMF: https://amf.gov.al/news.asp?id=53238

Kjo do të jetë shoqëria e pestë që operon në tregun e Jetës, pas hyrjes më të fundit të Albsig Jetë në vitin 2019.

Në tregun e sigurimeve të Jetës në Shqipëri operojnë aktualisht SIGAL Life, Sicred, Albsig Jetë dhe Insig Jetë.

Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka ende përmasa modeste dhe mbështetet kryesisht në sigurimin e jetës së debitorit, një produkt i kërkuar nga bankat.

Për 10-mujorin 2024, sipas raportit të AMF, primet e shkruara bruto në tregun e sigurimit të jetës arritën në 1.64 miliardë lekëve, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Primet e sigurimit të jetës përbëjnë rreth 8.1% të volumit të përgjithshëm të tregut të sigurimeve.

Kompania lider në këtë treg vijon të jetë SIGAL Life, e cila zë 41% të tij.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur/ SIGAL e mbyll edhe 10-mujorin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat