7.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFluturimet dhe oferta festive për fundvitin/ Cilat janë destinacionet kryesore dhe më...

Fluturimet dhe oferta festive për fundvitin/ Cilat janë destinacionet kryesore dhe më të shtrenjta?

Me afrimin e festave të fundvitit, të shumtë janë shqiptarët preferojnë të kalojnë pushimet me të afërmit e tyre jashtë vendit, ose në destinacione turistike të njohura.

Të dhënat nga kompanitë low-cost që operojnë në aeroportin e Rinasit tregojnë se, për datat e fundit të dhjetorit, çmimet e biletave kanë variuar ndjeshëm. Bileta më e shtrenjtë është për Brukselin, duke arritur në 91 euro, e ndjekur nga Milano me 75 euro. Pas tyre renditen destinacione si Parisi dhe Pisa, të cilat po ashtu mbeten të kërkuara.

Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë nisur prej kohësh të promovojnë oferta tërheqëse për ata që dëshirojnë të kalojnë natën e ndërrimit të viteve jashtë vendit.

Kostot përfshijnë si biletat, ashtu edhe akomodimin, duke i bërë këto paketa relativisht të përballueshme për xhepat e shqiptarëve.

Për shembull, një paketë 3-ditore në Milano kushton rreth 243 euro për person, ndërsa në Vjenë, një nga destinacionet më të preferuara këtë vit, çmimi arrin në 302 euro.

Statistikat zyrtare nga INSTAT tregojnë se vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, numri i daljeve të shqiptarëve jashtë vendit ka arritur në rreth 600 mijë. Kjo shifër pasqyron një trend në rritje të lëvizjeve jashtë kufijve, sidomos në këtë periudhë festive.

Nga të dhënat e aeroportit të Rinasit rezulton se destinacionet më të preferuara mbeten qytete si Milano, Catania dhe Comiso. Ndërkohë, është vënë re edhe një interes i shtuar për vendet nordike, që kanë shtuar ndjeshëm numrin e fluturimeve.

Këto destinacione janë bërë gjithnjë e më tërheqëse, duke krijuar një atmosferë më festive për ata që zgjedhin të largohen nga Shqipëria për pushimet e fundvitit.

MOS HARRONI SIGURIMIN “SHËNDET NË UDHËTIM”

Bashkë me pasaportën dhe biletën e udhëtimit, çdokush që udhëton duhet të ketë me vete edhe sigurimin “shëndet në udhëtim”.

Ky sigurim ju mbron në rast emergjence mjekësore apo aksidenti kur ndodheni jashtë vendit.

Ai ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj.

ÇFARË PËRFSHIN

– Vizita mjekësore urgjente

– Shpenzimet për medikamentet mjekësore

– Trajtime spitalore urgjente

– Riatdhesim

DËMET E MBULUARA

– Sëmundje akute

– Aksidente

– Humbja e jetes

PSE SIGAL?

Sipas raportit më të fundit të AMF, besimi i qytetarëve ndaj kompanisë është aq i madh sa ajo zë 76 % të tregut me 8 kompani.

Pa harruar që SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve, është e vetmja në Shqipëri, e cila së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, sjell produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

LEXO EDHE“Anullim Udhëtimi”, vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tashmë asgjë nuk mund ti prishë pushimet tuaja

Si mund ta blejmë Online sigurimin “Shëndet në Udhëtim”?

SIGAL ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd

– Hyni nga celulari juaj në www.sigal.com.al

– Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.

– Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.

– Butoni “Bli Online” do t’ju orientojë direkt në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Për çdo pyetje, shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat