11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Bëje Botën Portokalli"/ UNIQA Tower i bashkohet nismës së OKB kundër dhunës...

“Bëje Botën Portokalli”/ UNIQA Tower i bashkohet nismës së OKB kundër dhunës ndaj grave

Çdo vit më 25 nëntor, fushata e OKB-së “Bëje Botën Portokalli” tërheq vëmendjen ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Monumentet, ndërtesat, sheshet dhe rrugët anembanë botës ndizen me ngjyrën portokalli, duke përfshirë edhe Kullën UNIQA në Vjenë.

Gjigandi austriak i sigurimeve, pjesë e së cilës është edhe SIGAL, ka mbështetur të gjitha nismat që synojnë një shoqëri më të hapur, të paqtë dhe demokratike.

“Bëje Botën Portokalli” është një nismë simbolike por që mbart në vetvete një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave.

Edhe para se të godiste COVID-19, dhuna ndaj grave dhe vajzave kishte marrë përmasa pandemike. Në nivel global, 243 milionë gra dhe vajza janë abuzuar vitin e kaluar. Ndërkohë, më pak se 40% e grave të dhunuara e raportojnë ose kërkojnë ndihmë.

Teksa shtetet zbatuan masa bllokimi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, dhuna ndaj grave, veçanërisht dhuna në familje, u intensifikua ku në disa vende, thirrjet në linjat e ndihmës janë pesëfishuar.

Gjithashtu, mbyllja e shkollave dhe problemet ekonomike i lanë gratë dhe vajzat më të varfëra, të paarsimuara dhe pa punë, dhe më të prekshme ndaj shfrytëzimit, abuzimit dhe martesave me detyrim.

Në prill 2020, ndërsa pandemia u përhap në të gjithë botën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për “paqe në shtëpi” dhe 146 shtete anëtare u përgjigjën me deklaratën e tyre të fortë të angazhimit.

Në muajt e fundit 135 vende kanë forcuar veprimet dhe burimet për të trajtuar dhunën ndaj grave si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19. Megjithatë, nevojitet shumë më tepër.

Sot, megjithëse zërat e shtuar të aktivistëve dhe të mbijetuarve kanë arritur majat, dhënia fund e dhunës ndaj grave do të kërkojë më shumë investime dhe veprim.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët e saj me anë të kësaj nisme simbolike synojnë ti tregojnë botës nevojën urgjente për të reflektuar dhe mënyrat se si mund të ndalojmë dhunën në përshkallëzim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat