Stili i jetës, ushqimet që konsumojnë, mungesa e aktivitetit fizik kanë ndikuar në rritjen gati me tre-fish të tumoreve në aparatin tretës.
Shefi i shërbimit të kirurgjisë ne qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, prof. Arben Gjata thotë për Top Channel se, janë tumore që kapen në stad të vonë, ndaj e kanë të pashmangshme kirurgjinë.
“Kemi rritje të ndjeshme të sëmundjeve malinje. Ne jemi aksi përfundimtar sepse kirurgjia është fundi, aty ku vinë pacientët pasi operohen dhe vihet re një rritje e patologjive malinje të organeve gastro–intestinale si p.sh: kanceri i stomakut, kanceri i kolonit, i pankreasit dhe kjo rritje është e verifikueshme edhe në statistika.
Nëse flasim për para viteve 90-të, në kemi pasur 7 raste me kancer kolorektal në 100 mijë banorë, ndërsa sot kemi vajtur në 18 raste për 100 mijë banorë. Pra kemi një trefishim të incidencës së kancerit të zorrës së trashë”, sprehet Gjata.
Mjeku këshillon çdo person 50 vjeç të kryejë një ekzaminim të Aparatit tretës me kolonskopi apo fibroskopi.
“Vijnë pas stadit të 3-të për shkak edhe mungesës së kujdesit nga vetë qytetarët. Nuk bëjnë kontrollin bazë shëndetësor në mënyrë periodike, nuk kryejnë ekzaminime. P.sh. kanceri i kolonit duhet patjetër të ketë ekzaminime të hershme për tu trajtuar. Një person pas moshës 50 vjeç duhet të bëjë patjetër kolonoskopi, apo dikush tjetër që vuan nga stomaku duhet të bëjë ekzaminime te hershme por kjo lidhet ngushtë me mungesën e kulturës mjekësore që ne fatkeqësisht ende kemi“.
Si na shërbejnë paketat e sigurimit “Sigurimi Anti-Tumor” dhe “Jetë Plus”?
“Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA
Nëse po kërkoni një siguracion shëndeti, dedikuar enkas sëmundjeve të rënda, siç janë edhe tumoret, e gjeni vetëm tek SIGAL.
Me Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL, një produkt unik për Shqipërinë, ju mbuloni gjithçka nevojitet në rast sëmundjesh serioze si ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, kokë e shtyllë kurrizore si dhe transplantet.
Me “Jetë Plus”, për gjithçka mendon SIGAL.
Duke nisur nga:
– Konfirmimi i diagnozës nga mjekë të huaj
– Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
– Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
– Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.
– Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit për pacientin dhe të afërmin që e shoqëron.
– Me Kartën “JETË PLUS” është i mbuluar çdo shpenzim deri në 1 Milion Euro.
“SIGURIMI ANTI TUMOR”
Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky produkt ofron mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një kancer malinj ose beninj në kokë.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.
Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.
Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:
– Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
– Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
– Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
– Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
– Tarifë mujore e përballueshme për këdo
– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al
Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.
Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.
Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.
Nëse ju nevojitet më shumë informacione, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829
LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”