Jo vetëm në Shqipëri pranë tryezës së ngrohtë familjare, festimi i krishtlindjeve por dhe natës së ndërrimit të viteve do t’i gjej shumë qytetarë shqiptarë jashtë vendit.
Me ofertat e prezantuara që muaj më parë, operatorët turistik tregojnë se një pjesë e mirë e prenotimeve janë kryer, ndonëse të pritshme janë dhe ato në moment të fundit.
“Shtetet që kanë preferuar më shumë kanë qenë Spanja Austria Çekia, Franca kanë një organizim shumë të mirë për periudhën e festave se fillojnë një muaj para dhe atmosfera ndihet,” shprehet për A2 Florinda Zani, operatore turistike.
Ndonëse në Shqipëri paketat përfshijnë një shumëllojshmëri, festimi i ditëve të fundit të vitit jashtë vendit përfshin më pak opsione por më shumë mundësi për të vizituar vendet e përzgjedhura.
Teksa tradita e do që të gjithë të festojmë në një mënyrë apo një tjetër, shqiptarët këtë vit për do të paguajnë 15-20% më shumë.
“Në Europë nuk i kanë darkat e përfshira por në vendet is Greqi, Mali Zi Maqedoni i kanë të përfshirë këto dy festa të rëndësishme Ndryshe nga Europa Shqipëri ofrojnë ose të treja vaktet ose mëngjesin dhe darkën gala. Në varësi të yjeve të hotelit mund të fillojnë nga 40 euro deri në 100 euro për person.”
Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten edhe vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia.
Pushimet janë më të bukura kur jemi të siguruar
Udhëtimi jashtë vendit është një eksperiencë emocionuese dhe relaksuese, por ndodh që të kthehet edhe në një eksperiencë të vështirë dhe me shumë peripeci.
Një sëmundje apo aksident i paparashikueshëm mund të na prishë planet ndërsa faturat mjekësore mund të na dëmtojnë financiarisht.
Për këtë arsye, çdokush që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë, veç të tjerash, duhet të ketë edhe siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, për të qenë i mbrojtur në çdo kohë.
Çfarë mbulon Shëndeti në Udhëtim nga SIGAL UNIQA?
– Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Shpenzimet e riatdhesimit
– Emergjencat dentare
– Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit
– Vonesë bagazhesh
– Teleshëndet për të patur mjekun me vete edhe gjatë udhëtimeve jashtë Shqipërisë.
Po mendoni të shkoni diku me automjetin tuaj? Po, tani mund ta bëni të qetë dhe të sigurt.
Ne ju sygjerojmë që, përveç Siguracionit “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për çdo dalje jashtë vendit, të keni edhe Sigurimin KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë.
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, ju do të jeni të mbuluar për dëme nga:
Dëmtime aksidentale;
Dëmtime në parkim;
Dëmtime nga Zjarri, rrufeja apo eksplozioni;
Thyerja e xhamave;
Vjedhja e pjesshme apo e plotë
Dëmtimet nga Katastrofat Natyrore
Bashkë me Sigurimin KASKO, ju mund të zgjidhni të blini edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA Autosos“, në rajon dhe në Europë për një periudhë 1-mujore ose 1-vjeçare, e cila mundëson:
– Qendër kontakti në gjuhën shqipe,
– 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
– Shërbim karroatreci
– Riparim në vend
– Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
– Parkim
– Akomodimi në hotel
– Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
Për çdo pyetje, shkruani tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: “Udhëtoni të sigurt këtë dimër”/ Jareci shpjegon çfarë është “AutoSOS”, shërbimi unik i SIGAL