Sot në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji për masa më të rrepta, për sa i përket aksesit të qytetarëve në transportin publik dhe vendin e punës.
Sipas shtypit gjerman, nga sot hyn në fuqi rregulli “3G” , sipas të cilit qytetarët do të mund të hyjnë në mjetet e transportit publik dhe në vendin e punës duke paraqitur një certifikatë vaksinimi, dokument që vërteton se ke kaluar infeksionin, ose tamponin negativ të Covid.
I njëjti rregull do të zbatohet për punonjësit dhe vizitorët në shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat e rehabilitimit, sipas revistës gjermane “Focus”.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann bëri thirrje dje për kufizime shtesë për të frenuar rritjen “dramatike” të rasteve të koronavirusit në vend.
Ministri gjerman nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së një karantine, por siç theksoi ai, kjo do të vendoset nga qeveritë e shteteve.
“Situata nuk është serioze, në disa pjesë të Gjermanisë tani është dramatike,” tha Spann.
Gjithashtu kancelarja gjermane në largim Angela Merkel nuk përjashton një bllokim.