I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.
Ndikimi i temperaturave të ulëta te shëndeti i zemrës
Kur trupi gjendet në një ambient të ftohtë, atëherë i duhet të përshtatet me të, që të ruajë temperaturën e brendshme të trupit. Mënyra se si përshtatet trupi ka të bëjë me disa ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit që vuajnë nga zemra.
Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si rritje e rrahjeve të zemrës, rritje të tensionit të gjakut, sforcim të zemrës, prirje më e lartë ndaj trombozës.
Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të ndjekin pesë këshillat e mëposhtme:
Ekspozim minimal ndaj të ftohtit
Kufizojeni ndjeshëm kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.
Mos u stërmundoni
Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë shumë dëmtues për zemrën.
Mos e teproni me nxehtësinë
Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën. Enët e gjakut do të zgjerohen krejt papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet. Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersisni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.
Kujdes me gripin
Gripi është shumë i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra. Përpara se të merrni medikamente me kokën tuaj, konsultohuni më parë me mjekun.
Mos pini alkool
Alkooli zgjeron enët e gjakut në lëkurë dhe ju bën të ndiheni ngrohtë. Por nga ana tjetër, e gjithë nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik.
LEXO EDHE: Dhurata 1 Milion Euroshe/ “Jetë Plus” nga SIGAL, kujdesi që zgjat përtej festave!